Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e familjarëve të Ervis Martinajt, lë në fuqi sekuestron e pasurive

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për sekuestron e 34 pasurive të Ervis Martinajt dhe familjarëve të tij.

Apeli nuk legjitimoi avokatin për pasuritë në emër të Ervis Martinajt, pasi nuk kishte prokurë të posaçme nga ky i fundit, por ishte firmosur nga familjarët.

Ndërkohë që edhe në lidhje me pasuritë në emër të këtyre të fundit, nuk ndryshoi asgjë nga sa më parë ishte shprehur GJKKO.

Pasuritë e sekuestruara

  1. Aksionet e KING KASINO ku aksioner është 100% Ervis Martinaj
  2. 50 % të aksioneve të shoqërisë “ALBA TELECOMMUNICATION” në emër të Ervis Martinaj
  3. Aksionet e shoqërisë “MATI UNION” ku aksioner është 100% Mustafa Martinaj
  4. Aksionet e shoqërisë “MARTINAJ E.M” ku aksioner është 100% Mustafa Martinaj
  5. Subjekti “Ervis Martinaj” Shoqëria “REAL FENIX” ku aksionere është 100% Roberta Martinaj
  6. Subjekti “Drenica Martinaj” Subjekti “V.K” Shoqëria “S.P.E Energy” shpk ku aksioner është 100% V.K
  7. 21% e aksioneve dhe aseteve te shoqëria “S.P.E Gjadër” të zotëruara nga “S.P.E Energy” shpk ku aksioner është 100% V.K
  8. Një automjet Smart, modeli Passion në pronësi të Erjona Martinaj
  9. Një automjet Land Rover, modeli Discovery në pronësi të Erjona Martinaj
  10. Një automjet Mercedez-Benz, modeli GLK 350, në pronësi të Vasilika Martinaj
  11. Një automjet Fiat, modeli Fiesta, në pronësi të Vasilika Martinaj Një automjet BMË, modeli M 550, në pronësi të Vasilika Martinaj
  12. Një pasuri me sip.82 m2 në lagjen “Pavarësia”, Vlorë në pronësi të Drenica Martinaj dhe një arë në Piqeras, Sarandë në pronësi të Ervis dhe Roberta Martinaj
  13. Një njësi me sip. 137 m2 në pronësi të Vasilika Martinaj
  14. Një ullishte me sip.9 800 m2, në Dobresh, Tiranë
  15. Një arë 3 815 m2 në Fushëkuqe, Kurbin
  16. Arë me sip.7 000 m2 në Patok Arë në Fushëkuqe, Kurbin
  17. Sip.12 145 m2 Arë në Patok, Kurbin
  18. Sip.1 973 m2 Arë në Patok, Kurbin me sip. 7050 m2 Arë dhe truall me sip.1 975 m2 në Fushë-Milot, Kurbin Arë me
  19. Sip.1. 632 m2 në Fushë-Milot, Kurbin Truall
  20. Ndërtesë me sip.300 m2 në emër të Mustafa dhe Vasilika Martinaj
  21. Arë me sip. 2. 543 m2 në Fushëkuqe, Kurbin Arë dhe ndërtesë me sip.410 m2 në Fushëkuqe, Kurbin në emër të Mustafa dhe Vasilika Martinaj
  22. Arë me sip. 120 m2 dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Bisere Hato Truall
  23. Ndërtesë 580 m2 dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Bisere Hato
  24. Apartament në rrugën “Dervish Hima”, me sip.105 m2, dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Gelmona Tarja
  25. Ullishte 2000 m2 në fshatin Gjilekë, Dhërmi Pasuri aktualisht ne pronësi te shtetasit Fatmir Ahmet Vuthaj.
  26. Llogari kursimi për fëmijë/Albeu.com/


Shtuar 20.03.2023 14:11