Ne priremi të lajmë frutat, perimet dhe mishin përpara se të gatuajmë.
Megjithatë, ka disa ushqime që nuk kanë nevojë për larje edhe nëse mendojmë kështu. Një prej tyre janë kërpudhat e bardha.
Të shijshme dhe të shëndetshme, ato përdoren në shumë receta. Pra, mësoni se nuk kanë nevojë për njomje, as larje me ujë të bollshëm. Sipas shefave të kuzhinës , për shkak se kërpudhat thithin shumë ujë, humbasin shijen e tyre gjatë gatimit.
Ajo që mund të bëni është t’i shpëlani shpejt dhe më pas t’i fshini mirë me një peshqir letre. Ose mos i lani fare dhe thjesht fshijini me një peshqir të lagur. /albeu.com