Nisur nga arrestimi i Allës, kryebashkiakët problematikë të qarkut të Dibrës, 8 vite më parë u arrestua Shukri Xhelili për skandalin seksual

Ditën e djeshme (15 mars) ra në prangat e policisë kryebashkuaku i Bulqizës, Lefter Alla.

Ai u arrestua me urdhët të SPAK-ut, ndërsa akuzohet për korrupsion dhe abuzim me tenderat publikë gjatë kohës që ka qenë në krye të bashkisë.

Arrestimi i Allës vjen dy muaj para zhvillimit të zgjedhjeve vendore të 14 majit. Dyshohet se bashkia e Bulqizës ka firmosur dy tendera mbi 200 mijë euro për asflatime rrugësh. Dyshimet janë se komisioni i ofertave ka skualifikuar ofertat më të mira dhe ka favorizuar një tjetër që nuk i përmbushte kriteret.

Urdhër ndalimet janë firmosur nga Prokuroria e Posaçme. Mësohet se hetimet në ngarkim të tyre kanë zgjatur të paktën 6 muaj.

Kjo nuk është hera e parë që Alla përballet me institucionet e drejtësisë, pasi pak vite më parë PD e akuzoi për konsum kokainë në një lokal, ku shfaqi edhe një video si provë.

Sakaq arrestimi i Allës na sjëll në vëmendje rastin e ish-kryebashkiakut të Dibrës, Shukri Xhelili, i arrestar më 15 maj të 2025-ës.

Shukri Xhelili, u përfshi në një skandal seksual, ku kishte kërkuar marrëdhënie seksuale në favor të një vendi punë./albeu.com.


Shtuar 16.03.2023 07:44