Ndahet nga jeta fituesi i çmimit Nobel për Letërsi

Fituesi japonez i çmimit Nobel në Letërsi Kenzaburo Oe ka vdekur në moshën 88-vjeçare, ka njoftuar botuesi i tij.

Oe ishte një nga figurat më të rëndësishme në letërsinë moderne japoneze, i dyti japonez pas Yasunari Kawabata, që u nderua me Çmimin Nobel për Letërsinë në vitin 1994.

Puna e tij u ndikua nga letërsia franceze dhe amerikane, ndërsa temat e tij trajtojnë çështjet sociale, politike dhe probleme filozofike. /albeu.com


Shtuar 13.03.2023 07:40