Detaje të reja kanë dalë në lidhje me të shtënat me armë zjarri në drejtim të një lokali në Kamzë në orët e para të mëngjesit sot.
Për fat të mirë nga të shtënat nuk janë raportuar të lënduar, pasi lokali ishte mbyllur kur ndodhi ngjarja.
Sakaq nga të shtënat janë thyer xhamat e lokalit.
Lokali është në pronësi të Astrit Lamit, por ai e ka lënë me qira te një person tjetër Ndriçim Mullhaj.
Paraprakisht po hetohet për ndonjë konflikt të pronarit ose qiraxhiut, edhe pse të dy kanë deklaruar se nuk kanë konflikte.
Ndërsa pista e dytë është që autorët mund të kenë ngatërruar objektiv./Albeu.com/