Luizi i varur nga bixhozi, shokët e tij sqarojnë si qëndron e vërteta

Në puntatën e fundit të emisionit ‘Glamour Zone’, kanë qenë të ftuar Joni dhe Mario, shokët e fëmijërisë së Luiz Ejllit, një nga personazhet më të komentuar të dy muajve të fundit.

Ndër të tjera, ata kanë sqaruar përballë moderatores Ester Bylyku, shumë të vërteta sa i përketë marrëdhënies së Luizit me Kiarën, madje kanë sqaruar edhe thashethemet nëse ai ka kryer një operacion të rralle.

Por një nga versionet më të përhapura sa i përket Luizit ka qëne se ai luan bixhoz.

Sa e vërtetë është kjo?

“Kjo nuk është e vërtetë. Ky është një sulm ndaj Luizit, madje personin që e nisi këtë thashethem Bledi Manen, produksioni e futi brenda në shtëpi që t`ia thoshte Luizit në sy. Luizi nuk ka probleme me bixhozin’ u shprehën shokët e tij.


Shtuar 10.03.2023 23:24