EMRAT/ Aksidenti tragjik në Tiranë, identifikohet drejtuesi i “AUDI-t” që ra nga mbikalimi dhe shkaktoi dy viktima

Një aksident tragjik ndodhi mbrëmjene  sotme pranë rrethrrotullimit të TEG në Sauk, ku mbetën të vdekura dy vajza si dhe katër të tjerë janë plagosur.

Është identifikuar shoferi i makinës Audi që ra nga mbikalimi mbi kofanon e një tjetër makine, duke lënë dy perosna të vdekur dhe dy të plagosur.

Drejtuesi i Audit ëhstë Klevis Ruçaj, 20 vjeç. Ndërsa një prej të plagosurave është identifikuar si Alda Kurti, 51 vjeçe. 51-vjeçarja ndodhet në spitalin e Traumës, bashke me Ruçajn dhe dy persona të tjerë që janë plagosur gjithashtu. Të plagosur kanë mbetur edhe O. K, 20 dhe Q. K, rreth 60 vjeç, që udhëtonin me automjetin “Honda”.

Ngjarja tragjike ndodhi këtë pasdite. Ruçaj po udhëtonte me makinën e llojit “Audi” nga Farka dhe për shkak të shpejtësisë së lartë çau barrierat e mbikalimit të Saukut e ra mbi mjetin “Honda”. Për pasojë, dy vajzat që ndodheshin në makinë me Ruçajn ndërruan tjetë. Tre personat që ndodheshin në makinën tjetër bashkë me vetë 20-vjeçarin ndodhen të plagosur tek Trauma.

/AlbEU.com/


Shtuar 9.03.2023 20:38