Vrasja e Santiago Malkos, Prokuroria kërkon 25 vite burg për organizatorin e ekzekutimit

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 25 vite burg për Ilir Selmanin për një nga organizatorët e vrasjes së Santiago Malkos në gusht të 2019.

Ndërsa për Elvis Gaçajn, prokuroria kërkoi dënimin me 7 vite heqje lirie.

Kush është Santiago Malko?

Santiago Malko, ish-punonjës policie ka qenë më parë i arrestuar dhe i shpallur në kërkim për shkak të përfshirjes së tij në ngjarjen e 4 Tetorit në ish-bllok së bashku me mikun e tij Ervis Martinaj ku mbeti i vrarë një person dhe dy të tjerë të plagosur.

Më 2016, Malko gjithashtu është përfshirë në një konflikt me vëllezërit Edmond dhe Gentian Lashi, 34 e 26 vjeç, ku konflikti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një borxhi të pakthyer.

Të dyja palët, edhe vëllezërit, edhe ish polici, kanë patur në pronësi, lokale bastesh sportive në të njëjtën zonë, por sipas Policisë konflikti kishte ndodhur në lokalin e Edmond Lashit. Mësohet se dy vëllezërit i kanë pasur borxh një shumë prej 1 mijë eurosh Santiago Malkos

/albeu.com/


Shtuar 9.03.2023 15:45