Kyle Walker, mbrojtësi 32-vjeçar i Manchester City u “kap mat” në një shfaqje të shëmtuar me një shoqe femër, pasi arriti i dehur në një local të Manchesterit.
[?] Video of the Kyle Walker alleged incident. #ManCity
[@SunSport] pic.twitter.com/dzifyi0aW9
— City Zone (@City_Zone_) March 8, 2023
Sjellja e tyre e tmerrshme deri në orën 7 të mëngjesit tronditi publikun e Manchesterit, pasi videoja u bë publike nag “The Sun”. Walker, i cili del krejt i paturpshëm (i pacipë) mund të përballet me një hetim policer tashmë dhe rrezikon dy vite burg për sjellje të pahijshme në publik.
Pamjet tregojnë futbollistin e dehur që mundohet të ekspozojë organet e tij gjenitale, me pantollonat nëpër këmbë; pra të ulura. Njëra nga dy gratë në grupin e tij të harbuar bërtet dhe qesh me prekjet e futbollistit të kombëtares së Anglisë.
Pak minuta më vonë, mbrojtësi i Manchester City e nduk me prekje nga gjoksi femrën, në mesin e lokalit, ku të pranishëm janë dhe të tjerë.