New York Times po raporton se inteligjenca amerikane në një raport të ri, sugjeron se një grup pro-ukrainas qëndron pas sabotazhit ndaj tubacionit Nord Stream, vitin e kaluar.
Sipas zyrtarëve amerikanë, nuk ka prova që tregojnë se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ose togerët e tij të lartë ishin të përfshirë në sulm, ose se kushdo që kreu sabotimin kishte marrë udhëzime nga qeveria ukrainase, thotë gazeta.
Autorët e supozuar të operacionit kundërshtojnë Vladimir Putinin, por inteligjenca “nuk i specifikon anëtarët e grupit, apo kush e drejtoi apo pagoi operacionin”.
Zyrtarët amerikanë nuk do të zbulojnë se si është marrë inteligjenca, apo natyrën e saj, thotë NYT.
Kujtojmë se shpërthimet e fuqishme shkaktuan këputje në tubacionet Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2 në vitin 2022.
Tubacionet prej 760 miljesh shkojnë nga Rusia në Gjermani, nëpërmjet Detit Baltik, në një thellësi deri në 110 metra.
Më 26 shtator, tubacionet regjistruan një rënie të mprehtë të presionit dhe sizmologët zbuluan shpërthime përpara se të regjistroheshin rrjedhjet.
SHBA dhe NATO thonë se shpërthimet janë “një akt sabotimi”, ndërsa Rusia thotë se Perëndimi është përgjegjës, megjithëse asnjëra palë nuk ka dhënë prova./albeu.com