“A nuk je çik xheloz për lidhjen e Kiarës me Butrintin?, Jori vë në siklet Luizin

Jori ka ngacmuar Luizin sot duke e pyetur për lidhjen që Kiara ka pasur me Butrintin. “A nuk je çik xheloz?”, e pyeti Jori Luizin ndërsa ky i fundit reagoi i habitur dhe tha se nuk e di ça marrëdhënie ka pasur Kiara.

Jori më pas i përmendi Butrintin dhe Luizi u vendos në siklet. Kiara nga ana tjetër u shfaq e buzëqeshur, gjë që i ka bërë përshtypje njerëzve.

Kur situata u bë shumë e sikletshme ndërhyri Nita. “Ne shohim të tashmen, ça ka ndodh s’na intereson”, tha ajo.

Luizi më pas thirri Kiarën për ta pyetur, por ajo nuk afrohet dhe i tha se s’ka qejf ta komentojë.


Shtuar 7.03.2023 17:27