Modric gjithnjë e më larg Real Madrid, së shpejti mund t’i bashkohet Ronaldos

Luka Modric mund të jetë duke kaluar muajt e tij të fundit si lojtar i Real Madridit.

Kështu të paktën siguron gazetari Santi Aouna nga footmercato, i cili garanton se Modric për momentin do të ishte më afër largimit nga Real Madridi sesa vazhdimit.

Kroatit i përfundon kontratën me “los blancos” më 30 qershor dhe për momentin nuk e ka rinovuar. Në fakt, Modric e ka të qartë se nëse ai vazhdon te Real Madridi do të jetë i rëndësishëm, jo ​​si një gjest nga klubi për shkak të karrierës së tij.

Destinacioni i radhës për Modric, 37 vjeç, do të ishte klubi saudit i Al Nassr, ku do të takohej me Cristiano Ronaldon. Këtë e konfirmon gazetari i cili sqaron se agjenti i Modric ka marrëdhënie të mira me skuadrën arabe, si dhe me drejtorin e saj sportiv, Goran Vuçeviç. /albeu.com


Shtuar 7.03.2023 16:57