Elis Salaj, 34 vjeç është personi i cili dyshohet të jetë përfshirë në vrasjen e bashkëkombasit të tij Nea Ionia, Athinë, Greqi, disa javë më parë.
39-vjeçari, Pëllumb Islami, u vra gjatë një përleshjeje të armatosur në një lokal në Nea Ionia. Ndërkohë sot janë firmosur 8 urdhër arreste nga Prokuroria greke për vrasjen e Pellumb Islamit nga Delvina. Me zbardhjen e motiveve të vrasjes, ka ndryshuar tërësisht gjithë dinamika e ngjarjes.
Pas analizës së fakteve, është zbuluar se autori i vrasjes së Pëllumb Islamit është Elis Salaj, 34 vjeç nga Fieri, bashkëpronar i një klubi të njohur nate në rrugën “Liosion” në Athinë. Në dhjetor 2022, 34-vjeçarit është tentuar të vritet me armë zjarri automatike jashtë biznesit te tij. Autorit të ngjarjes i është bllokuar arma dhe është detyruar të largohet.
Elis Salaj, kreu i një grupi kriminal në Athinë, ka dyshuar se autor i atentatit të dështuar ndaj tij është vëllai i shtetasit Pellumb Islami.
Dy vëllezërit Islami ndodheshin mbrëmjen e 21 shkurtit në lokalin në “Nea Ionia”.
Vëllai i viktimës ka debatuar me grupin rival dhe të gjitha palët kanë dalë jashtë ku ka pasur shkëmbim zjarri.
Nga të shtënat me armë ka mbetur i vrarë 40-vjeçari Islami nga Rusani i Delvinës dhe hetimi ka zbuluar se personi që ka goditur me armë është Elis Salaj./albeu.com/