Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka theksuar se nuk është koha për takim liderësh, por për zgjedhje të parakohshme.
“Nuk është koha për takim liderësh, por për shpërndarjen e Qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme”, theksoi Mickoski duke iu përgjigjur kryeministrit Kovaçevski, i cili dje ka paralajmëruar se në muajin maj fillon procesi për ndryshimet kushtetuese po pa konsultime liderësh, sepse kjo çështje kërkon koncensus nacional.
Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, thotë se duhet të arrihet konsensusi mbipartiak për ndryshimet kushtetuese.
Ai në një intervistë për portalin “racin.mk” thotë se duhet të lihen anash interesat e politikës ditore, të ulet e të analizohen të gjitha aspektet “për” dhe “kundër” ndryshimeve me të cilët Bullgarët duhet të futen në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut./ina