Boçi flet për çështjen “McGonigal”, Rama i shkon pranë Pandeli Majkos dhe shpërthen në të qeshura

Kuvendi ka nisur këtë të enjte seancën marathon të mocionit me debat lidhur me çështjen e ish-zyrtarit të FBI, Charles McGonigal dhe lidhjet e tij me kryeministrin Edi Rama.

Mirëpo në momentin që deputeti democrat Luçiano Boçi po fliste për këtë çështje, Rama është “arratisur” nga vendi i tij dhe është ulur pranë Pandeli Majkos.

Në foto ai shihet duke qeshur, edhe pse nuk dihet se çfarë ka pasur kaq qesharake në fjalën e Boçit, apo çfarë po bisedonin dy socialistët.


Shtuar 2.03.2023 10:47