Një 49-vjeçar francez është gjetur pa shenja jete ditën e sotme në Skrapar, në një bujtinë ku ishte akomoduar si turist prej disa ditësh.
Uniformat blu bëjnë me dije se pronari i bujtinës ka njoftuar policinë sot rreth orës 19:30 se në bujtinën e tij në fshatin Gjerbës, Skrapar, ka gjetur pa shenja jete shtetasin francez C.F.
Nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Njoftimi i policisë
Skrapar/Informacion paraprak
Rreth orës 19:30, shtetasi M.L. njofton se në bujtinën e tij në fshatin Gjerbës, Skrapar, ka gjetur pa shenja jete shtetasin francez C.F, 49 vjeç, i cili kishte disa ditë që ishte akomoduar në këtë bujtinë.
Nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës së 49-vjeçarit.
/albeu.com/