SHBA po përgatit provokime në Ukrainë me përdorimin e kimikateve toksike, ka pretenduarMinistria ruse e Mbrojtjes.
Ministria citoi ish-ambasadorin e SHBA në Moskë John Sullivan të ketë thënë se “trupat ruse po planifikojnë të përdorin armë kimike në zonën e “operacionit ushtarak special”.
“Ne e konsiderojmë informacionin një reflektim të qëllimit të SHBA-së dhe bashkëpunëtorëve të saj për të vazhduar me provokime në Ukrainë me përdorimin e kimikateve toksike”, tha Igor Kirillov, kreu i njësive të RBK (Armë Radiologjike, Biologjike dhe Kimike) të Rusisë, sipas Reuters.
Ai shtoi se Moska do të identifikojë dhe ndëshkojë fajtorët e vërtetë. /albeu.com