Skuadra turke, Trabzonspor ka bërë hapin e parë duke arritur marrëveshje me dy futbollistë të Serie A.
Fjala bëhet për anëtarin e Romës, Bruno Peres dhe anëtarin e Parmas, Gervinhon.
Sipas gazetarit të “Tuttomercatoweb”, Raimondo De Magistris, klubi turk tashmë ka arritur marrëveshje me dyshen.
Këtë e ka bërë të ditur edhe presidenti i Trabzonspor, Ahmet Agaoglu.
“Do ti përfundojmë detajet e fundit me të dy në një marrëveshje brenda 10 ditësh”, konfirmoi Agaoglu.