Stoltenberg: Kina mund të planifikojë të furnizojë Rusinë me armë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg thotë se ka parë shenja se Kina mund të planifikojë të furnizojë Rusinë me armë.

Në një intervistë për Reuters, ai thotë se megjithëse NATO nuk ka parë ende ndonjë furnizim aktual të armëve nga Kina në Rusi, ka indikacione se Kina mund të planifikojë ta bëjë këtë.

Stoltenberg shton se Kina “nuk duhet të mbështesë luftën e paligjshme të Rusisë”, të cilën ai e quan një “shkelje të hapur të së drejtës ndërkombëtare” si dhe të Kartës së OKB-së – të cilës Kina i nënshtrohet si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ai shtoi se parimi themelor i Kartës është se vendet duhet të “respektojnë integritetin e kombeve të tjera dhe të mos marshojnë dhe pushtojnë një vend tjetër me qindra mijëra trupa dhe natyrisht, Kina nuk duhet të jetë pjesë e kësaj”./albeu.com


Shtuar 23.02.2023 18:14