Dhunë në familje, 54-vjeçari në Kukës rreh bashkëshorten dhe vajzën

Një 54-vjeçar në Kukës ka rënë në prangat e policisë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe të bijës së mitur.

Uniformat blu bëjnë me dije se gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit, janë gjetur  2 granata luftarake, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë

Kukës

Ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre të mitur, arrestohet në flagrancë 54-vjeçari.

Gjatë kontrollit në banesën e kësaj familjeje, Policia gjeti dhe sekuestroi 2 granata.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin G. Ç., 54 vjeç, banues në Kukës.

Ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre të mitur.

Gjatë kontrollit në banesën në pronësi të shtetasit G. Ç., shërbimet e Policisë gjetën 2 granata luftarake, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”./albeu.com/