“E shtrenjta nëna ime, mori rrugën për në parajsë”, Gjergj Luca jep njoftimin për homazhet e aktores së njohur

Aktorja e njohur, Mimika Luca, e cila ishte dhe një nga personazhet më të dashur për shqiptarët është ndarë nga jeta ditën e sotme.

Përmes një mesazhi në rrjete sociale djali i saj, Gjergj Luca, ka njoftuar edhe orën kur bëhet ceremonia e varrimit.

Postimi i Gjergj Lucës:

E shtrenjta nëna ime, Mimika Luca, sot mori rrugën për në Parajsë!

Miqtë dhe dashamirët i presim të Hotel “International”, pas Lidhjes së Shkrimtarëve

Nga, sot nga ora 17:00 deri në orën 22:00

Nesër, nga ora 08:00 deri në orën 12:00

Varrimi bëhet nesër në orën 12:00

Në Varrezat e Sharrës.

/AlbEu.com/


Shtuar 21.02.2023 17:11