Balona kineze, Kina thirrje SHBA-ve: Rregulloni dëmin e shkaktuar nga akuzat

Ndërsa përçarja midis SHBA-së dhe Kinës për sagën e balonave zgjerohet, po aq është zgjeruar edhe ndarja brenda komunitetit global, për tu pozicionuar me Kinën apo Amerikën.

Diskutimi i fundit midis dy vendeve u zhvillua të shtunën, kur Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Antony Blinken, u takua me ministrin e punëve të jashtme të Kinës Wang Yi në kuadrin e Konferencës për Sigurinë në Mynih, në takimin e parë të nivelit të lartë që nga fillimi i tensioneve.

Blinken tha se Aë SHBA-ve ” dhe tha se “ky akt i papërgjegjshëm nuk duhet të ndodhë më kurrë”.

Ndërkohë, Wang e quajti episodin një “farsë politike të prodhuar nga SHBA” dhe i akuzoi ata se po “përdorin të gjitha mjetet për të bllokuar dhe shtypur Kinën”.

Kina vazhdon të mohojë se dërgoi balonën spiune, edhe pse SHBA vazhdon të zbulojë më shumë detaje të objektit që mbështesin akuzat ndaj Kinës, shkruan BBC.

Sakaq kryediplomati kinez Wang Yi i tha Anthony Blinken se SHBA-rë duhet të riparojnë dëmin e shkaktuar në marrëdhëniet Kinë-SHBA nga përdorimi pa kriter i akuzave.

SHBA-ja dhe Kina kanë marrëdhënie të tensionuara për një varg çështjesh, si: spiunazhi, tregtia, pozicionimi ushtarak i Pekinit në Tajvan dhe abuzimet me të drejtat e ujgurëve dhe pakicave të tjera kryesisht myslimane në provincën kineze, Ksinjiang.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që balonat kineze kalojnë hapësirën ajrore të SHBA-së – gjatë kësaj administrate apo asaj para saj – por informacionet e tilla nuk janë bërë publike deri më tash. Vetë gjenerali i Forcës Ajrore të SHBA-së, Glen VanHerck, ka thënë se ushtria ka mësuar për ato fluturime pasi komuniteti i inteligjencës i ka mbledhur faktet dhe e ka njoftuar./albeu.com/