Siria akuzon Izraelin për sulm me raketa, vriten 5 persona në Damask

Ushtria e Sirisë thotë se pesë persona kanë vdekur pasi raketat izraelite goditën Damaskun dhe zonat përreth këtë të diel.

Sipas zyrtarëve sirianë një ndërtesë u godit nga raketa në lagjen qendrore Kafr Sousa, duke lënë të vrarë katër civilë dhe një ushtar.

Ushtria izraelite nuk ka pranuar të komentojë për sulmin, shkruan BBC.

Izraeli shpesh sulmon objektiva në Siri të lidhura me Iranin dhe militantët e Hezbollahut, por rrallëherë i pranon veprimet.

Sulmi i së dielës ishte i pari që nga një tërmet shkatërrues me magnitudë 7.8 ballë që goditi veriperëndimin e vendit, si dhe pjesë të Turqisë fqinje, 12 ditë më parë.

Zona Kafr Sousa është shtëpia e zyrtarëve të lartë dhe agjencive të sigurisë, por edhe civilëve.

Sulmi me raketa shkaktoi dëme në disa shtëpi në lagjet e Damaskut dhe zona të tjera afër, thanë zyrtarët sirianë.

Ndërkohë Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër pretendon se numri i të vdekurve është 1, përfshirë civilë.

“Sulmi i së dielës është sulmi më vdekjeprurës izraelit në kryeqytetin sirian”, tha Rami Abdel Rahman, kreu i Observatorit.

Të dy vendet janë armiq të mëdhenj dhe vitet e fundit janë përfshirë në atë që është përshkruar si një “luftë në hije” e sulmeve të paprekura ndaj aseteve, infrastrukturës dhe shtetasve të njëri-tjetrit./albeu.com/