Media britanike jehonë Rivierës: Nëse dëshironi një udhëtim në Maldive zgjidhni Shqipërinë

Media britanike “The Sun” i ka kushtuar një artikull rivierës shqiptare.

Artikulli nis duke e krahasuar jugun e Shqipërisë me Maldivet.

“Nëse dëshironi një udhëtim në Maldive pa fluturime të gjata dhe kosto të shtrenjta, fatmirësisht mund të zgjidhni një alternativë shumë më afër Britanisë së Madhe.”

Artikulli i plotë:

Vetëm tre orë nga Britania e Madhe mund të gjeni një plazh me rërë dhe “vila” mbi ujë.

Udhëtarët tani kanë zbuluar Pemën e Thatë, një plazh privat që gjendet në Rivierën Shqiptare me ujëra të mahnitshme blu.

Pavarësisht se Shqipëria nuk është një destinacion popullor pushimesh për britanikët, Riviera ka fituar fansa muajt e fundit për shkak të plazheve të bukura dhe fluturimeve të shkurtra.

Fluturimet janë më të shpejta se Canaries pasi duhen vetëm tre orë për të arritur në Ksamil nga Britania.

Fluturimet janë të lira dhe gjithashtu edhe çmimet në jug.

Një gotë verë do të kushtojë  1,70 £.

Në plazhin e Pema e Thatë ka shezlonge  që mund të merrni me qira për një ditë për vetëm 1000 LEK (7,68 £).
Çdo shezlong ka dy jastëkë, dy dyshekë dhe rrjetë me pamje nga uji, ashtu si vilat mbi ujë në Maldive.

Ka edhe një restorant, bar, shëtitore dhe plazh me rërë. Nga plazhi mund të shihni edhe ishullin grek të Korfuzit.

Ka tragete direkte për në Korfuz nga Saranda nëse dëshironi të vizitoni edhe ishullin.

Nëse dëshironi një udhëtim në Rivierën Shqiptare, ka një sërë plazhesh të tjera për të provuar.

Pjesa më veriore e Rivierës është Vlora, ku shumica e njerëzve do ta vizitojnë përpara se të zbresin në bregdet, megjithëse ka  plazhet e veta.

Më në jug të vijës bregdetare është Dhërmiu, një nga plazhet më të mëdhenj dhe më të famshëm.

Dhe në pjesën jugore të Rivierës është  Ksamili.

Rezervimet për në Shqipëri janë rritur 96 për qind krahasuar me 2019, sipas Skyscanner, dhe kjo pritet të vazhdojë të rritet.

Dhe Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, kryesoi listën e qyteteve më të lira në vitin 2021./Albeu.com/


Shtuar 15.02.2023 22:52