Një largim i mundshëm i Giround, do të duhet të plotësohet nga një lojtar tjetër potencial.
Chelsea piketon sulmuesin e Milanit i cili nuk gjenë hapësira dhe kërkon të largohet nga kuqezinjtë.
Mediumi britanik “The Telegraph” shkruan se “Blues” së fundmi ia kanë vënë syrin sulmuesit të Milanit, Krzysztof Piatek.
Futbollisti polak është i pakënaqur në San Siro, ku ka përfunduar në bankinë.
Ish-sulmuesi i Genoas dëshiron të luajë në Euro 2020 dhe për këtë, është i interesuar ta kalojë pjesën e dytë të sezonit në një klub ku do të luante në vazhdimësi.
Gjithashtu, interesim për Piatekun ka shfaqur edhe Tottenhami, i cili e do në formë huazimi.
Edhe Manchester United ka shprehur interesim për sulmuesin polak.
Ndërkohë, Chelsea është i interesuar edhe për Edinson Cavanin e Paris Saint-Germainit, të cilin e do të formë huazimi. /