Astronomët parashikojnë se një asteroid do të kalojë afër Tokës nesër

Një asteroid i quajtur 199145, ose 2005 YY128 do të kalojë në mënyrë të sigurt pranë planetit tonë natën e së mërkurës, 15 shkurt 2023.

Vëzhguesit me teleskopë mund ta shikojnë atë. Në fakt, netët e fundit, astronomët amatorë duke përdorur teleskopë kanë qenë tashmë në gjendje të dallojnë këtë shkëmb hapësinor.

Astronomët që përdorin Antenën Goldstone në Kaliforni u përpoqën të merrnin imazhe radari të asteroidit 2005 YY128 nga 11 deri më 13 shkurt 2023.

Emri 2005 YY128

Viti 2005 tregon vitin e zbulimit. Astronomët në Observatorin Kitt Peak në Tucson, Arizona, zbuluan asteroidin 2005 YY128 më 30 dhjetor 2005. Dhe kështu orbita e këtij asteroidi është gjurmuar prej vitesh dhe është e njohur mirë.

Kjo është arsyeja pse astronomët e dinë se nuk ka asgjë për t’u frikësuar nga ky asteroid. Bazuar në studimet e lëvizjes së tij nëpër hapësirë, astronomët kanë përcaktuar se ai do të kalojë në mënyrë të sigurt nga poli jugor i planetit tone.

Afrimi i tij më i afërt me Tokën do të ndodhë më 15 shkurt 2023, rreth orës 19:46 EST./Albeu.com/.


Shtuar 14.02.2023 21:31

Tags: ,