Ditën e sotme opozita ka njoftuar protestën e radhës përpara Parlamentit, ndërkohë që do të zhvillohet seanca plenare e njoftuar në orën 17:00.
Ndërkohë, kreu i qeverisë Edi Rama nuk do të jetë i pranishëm në seancë, pasi në të njëjtën orë do të presë në vizitë zyrtare në Tiranë homologun e tij bavarez.
Pikërisht kur të fillojë seanca dhe protesta, Rama bashkë me kryeministrin e Bavarisë, Markus Söder, do të mbajë një konferencë për mediat.
Opozita mbajti protestë edhe ditën e shtunë para Kryeministrisë për rreth dy orë. Ndërkohë, në po të njëjtën ditë, kryeministri Rama ndau një foto ku shihej duke punuar një skulpturë. /albeu.com