Jeta prej shefi apo shefeje për ju mund të jetë një jetë për t’u ëndërruar, por edhe ata kanë sfidat e tyre. Ja disa prej tyre dhe çfarë ata nuk do donin kurrë që ju t’i dinit.
Sa vlen ti në kompani
Kjo do shkaktonte probleme, thotë Vicki Salemi, ekspert karriere. Varet nga ty nëse do kërkosh një punë tjetër që paguan më mirë, ofron më shumë pushime dhe një çaj socializues të premteve.
Sa paguhen të tjerët
Krahasimi është burim pakënaqësie, prandaj do ishte shumë më e lehtë për shefin tënd nëse ti dhe kolegët e tu nuk do krahasonit shifrat e pagës dhe të orëve pas orarit, por ju duhet ta bëni këtë, gjithsesi.
Ata po të mbrojnë nga shumë shqetësime
Në nëntëdhjetë për qind të kohës, ti je: “Mamiiiiiii, mos më bezdis”. 10 për qind të kohës ti duhet të jesh “Ua! Çfarë kemi bërë për të merituar këta shefa?” Salemi thotë që nëse ke një manaxhere të mirë, ajo të mbron nga politikat e nivelit drejtues, ose ndryshe nga çmenduritë ku nuk do doje të hyje. Përqendrohu në punën tënde dhe zhvillimin profesional dhe lëre shefen të bëjë betejat.
Ata e dinë që kur u thua, të hënën, që je sëmurë, thjesht nuk të ka dalë pija…
Sepse edhe ata e kanë kaluar jashtë fundjavën.
Ata ndihen sikur ti ke pushtet
Edhe ata vuajnë nga sindroma e sharlatanit.
Lajm i ri: Askush nuk e di çfarë po bën shefja, as edhe ajo vetë. A nuk të jep siguri fakti që “Çfarë dreqin po bëj këtu?” nuk zbehet domosdoshmërisht me statusin?
Ata e dinë kur ti duhet të lëvizësh, para teje
Por nuk është gjithmonë në interesin e tyre të thonë gjithmonë “Je i lirë!”, prandaj duhet tëp resin sa ta kuptosh vetë.
Ata duhet të kënaqin shefat e tyre, gjithashtu
Kështu që, herës tjetër që të detyrojnë të bësh diçka të pakëndshme, gëlltite. Ose çoja dorëheqjen “fajtorit” real.
Ata duan që t’i pëlqesh
Mund të përpiqesh pak.