Mbi 17 mijë viktima është bilanci tragjik nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë në orët e para të mëngjesit të së hënës.
Ekipe nga e gjithë bota janë drejtuar drejt Turqisë për të shpëtuar sa më shumë jetë.
Gjithashtu edhe elita turke, përfshirë këngëtarë dhe aktorë të njohur. Aktori i njohur nga roli në serialin “Ezel” , Kenan İmirzalıoğlu, Kıvanç Tatlıtuğ nga seriali “Halil ve Menkse”, janë bërë bashkë me aktorë të tjerë të estradës turke për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti.
Sağolsunlar!
Ahbap Koordinasyon merkezinde @kivanctatlitug @egzOzpirincci @KKasabali
İrem Helvacıoğlu
Oktay Kaynarca ve
Kenan İmirzalıoğlu na teşekkürler ? pic.twitter.com/rAOw1gG5Na— Haluk Levent (@haluklevent) February 9, 2023
Nismëtari i kësaj nisme është këngëtari i njohur turk, Haluk Levend, i cili ka bërë bashkë dhe ka organizuar aktorët për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti.
Ata kanë ngritur një zyrë koordinimi për të mbledhur dhe blerë ndihma, ku nisin çdo fitë kamionë me ndihma për familjet në juglindje të Turqisë./albeu.com/