Koronavirusi mbërrin në Gjermani, konfirmohet rasti i parë

Koronavirusi ka prekur dhe Gjermaninë. Ditën e sotme, është konfirmuar një person i infektuar nga virusi i cili ka marë deri më tani 106 jetë në Kinë.

Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë bavareze. Burri që u infektua me virus është nga Stranberg, 30 kilometra në jug të Mynihut, por është jashtë rrezikut për jetë.

Në një njoftim të lëshuar nga ministria thuhet se ai ishte nën mbikëqyrje në një repart izolimi dhe se rreziku i infektimit për njerëzit e Bavarisë aktualisht konsiderohet të jetë i ulët.


Shtuar 28.01.2020 09:33