EMRI/ Përplasi për vdekje këmbësoren te vijat e bardha në Tiranë, arrestohet shoferi, ishte nën efektin e drogës

Ka rënë në prangat e policisë, drejtuesi i mjetit që përplasi për vdekje një këmbësore ditën e djeshme në rrugën “Zhan D’ark” Tiranë.

Burime për AlbEu.com bëjnë me dije se i arrestuari është Marjol Aliko, 23 vjeç.

Pas testimit me aparatin AquilaScan, drejtuesi i automjetit ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike.

Viktima ka qenë duke kaluar në vijat e bardha ndërsa autori i ngjarjes, Marjol Aliko është futur me semafor të kuq dhe e ka përplasur për vdekje.

Pas përplasjes 75-vjeçarja u dërgua drejt spitalit aty ku dhe ndërroi jetë. Ndërkohë, i riu menjëherë pas ngjarjes u largua, mirëpo pasi është lokalizuar ështëvënë në prangat e policisë.

Njoftimi i policisë

Arrestohet drejtuesi i automjetit që aksidentoi një 75-vjeçare, e cila për shkak të dëmtimeve, ndërroi jetë në spital, ditën e djeshme.

Pas testimit me aparatin AquilaScan, drejtuesi i automjetit ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar në flagrancë shtetasin M. A., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, rreth orës 16:00, duke drejtuar automjetin, në bulevardin “Zhan D’Ark”, ka aksidentuar shtetasen D. K., 75 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila më pas ka ndërruar jetë, në spital.

/albeu.com/