Presidenti rus Vladimir Putin do të ofrojë ndihmë për Sirinë dhe Turqinë,pas tërmeteve të forta që tronditën dy vendet duke lënë të lënduar mijëra persona dhe mbi 1700 viktima.
Rusia, një aleate e ngushtë e presidentit sirian Bashar al-Assad , ka një prani të konsiderueshme ushtarake në vend.
Putini gjithashtu ka marrëdhënie të mira edhe me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.
“Ju lutemi pranoni ngushëllimet e mia të thella për humbjet e shumta njerëzore dhe dëmet nga një tërmet i fortë në vendin tuaj” , shkroi presidenti rus në mesazhin e tij drejtuar Erdoganit.
“Ne jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmën e nevojshme në këtë drejtim” , u shpreh Putini.
Nga tërmetet e fuqishme që goditën Turqinë dhe Sirinë, janë vrarë mbi 1.700 persona. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se vetëm në shtetin e tij janë regjistruar 912 viktima. Ndërkaq, Siria raportoi për më shume se 800 të vdekur.
Tërmeti prej 7.8 shkallësh të Rihterit goditi të hënën juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë./albeu.com/