Moska pret të marrë më shumë armë këtë vit, pas raportimeve për probleme të furnizimit gjatë muajve të fundit të pushtimit.
Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev ka thënë se furnizuesit e armëve të vendit do të rrisin dukshëm dërgesat e tyre të pajisjeve ushtarake gjatë vitit 2023.
Medvedev, tani nënkryetari i Këshillit të Sigurimit, tha se furnizimet e reja do të ndihmonin Rusinë të shkaktonte një disfatë dërrmuese ndaj Ukrainës në fushën e betejës.
Më parë, Moska la të kuptohet se mund të bënte diçka për të fituar vëmendjen e botës në përvjetorin e pushtimit më 24 shkurt.
Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov tha se vendi i tij po planifikonte të linte në plan të dytë ngjarjet pro-ukrainase të organizuara nga Perëndimi dhe vendet aleate në mbarë botën për të shënuar datën. /albeu.com