EMRAT/ Dënohen me burg dy të rinjtë shqiptarë në Angli, u kapën me “shtëpi bari”

Dy shqiptarë janë dënuar me burg në Angli,  pasi u kapën në një ‘shtëpi bari’.

Landi Ruçi, 32 vjeç dhe Elidon Hodaj, 27 vjeç, akuzohen për prodhimin e drogës në Bangor.

Seanca e tyre u mbajt gjatë ditës së djeshme dhe dy të pandehurit folën vetëm për të konfirmuar detajet e tyre përmes një përkthyesi shqip.

Ndaj tyre rëndon akuza për prodhimin e një sasie të madhe kanabisi, një drogë e kontrolluar e klasit B, në Bangor.

Për Ruçin dhe Hodajn u kërkua masa e sigurisë “arrest në burg”, ndërsa prokurori shtoi se nuk kishte asnjë kërkesë për lirimin e tyre me kusht. /albeu.com


Shtuar 2.02.2023 09:17