Makina kthehet përmbys në hyrje të Tiranës, ndërron jetë 35-vjeçari (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të Tiranës, pranë “Casa Italia”.

Dy automjete janë përplasur dhe si pasojë ka nërruar jetë 35-vjeçari Avni Gjuni, që ishte pasagjer në një prej tyre,

Ndërkohë, drejtuesit e dy mjeteve, Murat Dorezi dhe Egzon Murataj, ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.02.2023, në rrugën “Kastriotët”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. M. me automjetin me drejtues shtetasin M. D.

Si pasojë e aksidentit, pasagjeri që ndodhej në automjetin me drejtues shtetasin E. M., shtetasi A. Gj., rreth 35 vjeç, ka ndërruar jetë, ndërsa drejtuesit e dy mjeteve ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/albeu.com


Shtuar 2.02.2023 09:28