Dita e pestë e konfliktit, ushtria izraelite intensifikon sulmin ndaj Gazës

Ushtria izraelite ka intensifikuar sulmin e saj ndaj Gazës, ndërsa militantët palestinezë vazhdojnë të gjuajnë me raketa në Izrael në ditën e pestë të luftimeve.

Ushtria e Izraelit tha se, forcat ajrore dhe tokësore ishin të përfshira në sulme të premten, por nuk kishin hyrë në Gaza. Një reporter i BBC në Gaza tha se kishte bombardime të mëdha që përfshinin anije, avionë dhe helikopterë ushtarakë.

Më shumë se 100 njerëz janë vrarë në Gaza dhe 7 në Izrael , që kur filluan luftimet të hënën. Ndërkohë, turmat hebreje dhe izraelito-arabe kanë luftuar brenda Izraelit, duke e bërë presidentin e tij të paralajmërojë për luftë civile. Ministri i Mbrojtjes Benny Gantz urdhëroi një “përforcim masiv” të forcave të sigurisë për të shtypur trazirat e brendshme.

Dhuna e kësaj jave në Gaza dhe Izrael është më e keqja që nga viti 2014. Fillimisht u nxit nga disa javë tension izraelito-palestinez në Jeruzalemin Lindor që çoi në përplasje në një vend të shenjtë të nderuar nga myslimanët dhe hebrenjtë. Më pas u degradua në një shkëmbim të pandërprerë të raketave palestineze dhe sulmeve ajrore izraelite./albeu.com


Shtuar 14.05.2021 08:19

Tags: ,