Kryemadhi del pas dy orësh nga SPAK: Gjërat po zbardhen, të ndalet pagesa për Inceneratorin e Tiranës

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka dalë nga SPAK pas dy orësh dhe ka folur për mediat.

Ajo ka thënë se gjërat po zbardhen dhe theksoi se më e pakta që mund të bëhet është të ndalet pagesa për inceneratorin.

Kryemadhi gjithashtu bëri me dije se do të vazhdojë të dorëzojë dokumente të tjera në lidhje me rihapjen e venddepozitimit të ri në Sharrë.

“Sot isha pranë SPAK për çështjen e inceneratorit të Tiranës. Kam dorëzuar padi në 4 mars të 2021. Gjerat tani po zbardhen, shpresoj që më e pakta është që të ndalet pagesa për inceneratorin. Edhe pse është thënë për marrjen e bonusin 8 pikësh për këtë kompani, në rastin kur nuk kemi pagesa buxhetore, s’kemi pse bëjmë pagesën 29 euro për ton. Shtova dhe do vazhdoj të dorëzoj dokumentet e tjera për rihapjen e vend depozitimit të ri në Sharrë”, tha Kryemadhi.


Shtuar 31.01.2023 12:54