Kryeministri, Edi Rama, ka publikuar këtë të dielë pamje nga nisja e punimeve për ndërtimin e Poligonit të parë publik të testimit praktik për leje drejtimi.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama bën me dije se Poligoni do të jetë njekohësishte edhe Qendra e parë Edukative e Simulimeve Virtuale për leje drejtimi në Fushë-Prezë, Tiranë.
“Kjo vepër e re shumëdimensionale, me një sipërfaqe rreth 6,000 m2 do të shërbejë edhe për Programe Edukative të Sigurisë Rrugore, orë Këndi Trafiku dhe Aktivitete Mësimore shtesë”, shkruan kryeministri në Facebook.
/albeu.com/