Policia ka çmontuar 31 kamera sigurie të vendosura ilegalisht në Korçë e Pogradec.
Njoftimi i Policisë:
Në bazë të urdhrit nga drejtoria e përgjithshme e policisë për kontrollet e kamerave, të cilat janë vendosur në mënyrë të jashtëligjshme, edhe drejtoria vendore e policisë së Korçës është duke identifikuar rastet e shkeljes
Deri në këto momente janë hequr 31 kamera në qytetin e Korçës dhe atë të Pogradecit, ku shkelësit e ligjit do të ndiqen dhe penalisht.
Kontrollet do të vijojnë edhe në qytetet e tjera të juglindjes dhe nëpër fshatra.
vijon
/albeu.com/