Ka ende persona të ndershëm dhe me zemër të madhe.
Kështu shprehet gazetarja Deniz Cupi, e cila ka ndarë një histori me ndjekësit e saj në Facebook.
Një qytetari i kishte humbur aboneja dhe personi që e ka gjetur ishte kujdesur që ta fotokopjonte dhe ta ngjiste te stenda e stacionit të autobusit (ku besohet se e ka gjetur).
Fotokopja është ngjitur te stacioni i autobusit te Merkata e Vjetër në Ali Dem dhe poshtë shkruhej: E ke te marketi përballë.
Gazetarja e mbyll rrëfimin me konstatimin që “Shqipëria nuk ka vetëm hajdutë.”/Albeu.com/