Mbëmjen e kësaj të diele, policia bën me dije se 78-vjeçari që u përplas nga makina më 17 janar, ka ndërruar jetë si [asojë e plagëve të marra.
Gjithashtu njoftohet se autori ende nuk është identifikuar apo kapur, pasi pas ngjarjes është arratisut. Vijon puna për kapjen e tij dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Në lidhje me aksidentin e ndodhur më datë 17.01.2023, rreth orës 06:15, ku në vendin e quajtur Stacioni i Trenit, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur shtetasin H. B., 78 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital, ju sqarojmë se:
Shërbimet e Policisë, në momentin e marrjes dijeni për aksidentin e ndodhur, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje së bashku me grupin hetimor, dhe nga verifikimet e kryera ka rezultuar se automjeti që kishte përplasur 78-vjeçarin, ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon intensivisht veprimet hetimore, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, identifikimin si dhe kapjen e vënien në pranga të drejtuesit të automjetit.