E rëndë në Elbasan, një grua mbytet në lumin Shkumbin

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Elbasan. Një grua rreth moshës 48 vjeç dyshohet është mbytur në lumin Shkumbin.

Mësohet se gruaja kishte dalë mbrëmjen e djeshme pvr të hedhur mbeturinat dhe nuk ishte kthyer më.

Familjarët njoftuan policinë, ndërsa sot është evidentuar një kufomë në ujërat e lumit Shkumbin. Trupi i pajetë është nxjerrë nga uji.

 


Shtuar 18.01.2023 14:31