Sërish tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen në Tiranë

Lëkundje sizmike janë ndjerë sërish në vendin tonë rreth orës 19:25.

Sipas Qendrës Mesdhetare Sizmologjike tërmeti kishte një magnitudë të shkallës 3.7 Rihter. Ndërsa thellësia e tërmetit është vlerësuar nga EMSC në 2 kilometra.

Epiqendra është regjistruar  13 kilometra në  jug-lindje të Burrelit.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në Tiranë dhe zonat përreth. Ky i fundit është tërmeti i18-të që godet vendin tonë në më pak se 24 orë.

/albeu.com/