Pezullimi i bordeve të çmimeve, reagon Sula: Qeveria i trembet Gjykatës Kushtetuese, po i shmagen “shuplakës”

Deputeti demokrat, Dashnor Sula, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e bordeve të çmimeve.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Sula thotë se qeveria i trembet Gjykatës Kushtetuese.

Sula thotë se borded e çmimeve nuk duhet të ishin krijuar sepse nuk mbrojtë interesin e qytetarëve. Ato përbëhen nga biznesmenë dhe qeveritarë. Nuk ka askënd që mbron interesat e qytetarëve.

Për rreth një vit kanë futur duart çdo ditë në xhepat e qytetarëve duke ia vështirësuar atyre jetën.

Deputeti pretendon se qeveria nuk do të kishte lajmëruar pezullimin nëse deputetët e PD nuk do kishin depozituar kallzimin në Gjykatën Kushtetuese.

“Tani që kushtetuesja ka caktuar datën e shqyrtimit dhe me siguri do i cilësojë antikushtetues bordet dhe do i nxjerr zbuluar si hajdutë, qeveria bën lëvizje e radhës për tu fshehur”, shkruan Sula në Facbeook.

Postimi i plotë

Ministrja lajmëroi mbrëmë pezullimin e bordeve të çmimeve. Në fakt këto borde nuk duhet të ishin krijuar sepse nuk mbrojtë interesin e qytetarëve. Ato përbëhen nga biznesmenë dhe qeveritarë. Nuk ka askënd që mbron interesat e qytetarëve.

Për rreth një vit kanë futur duart çdo ditë në xhepat e qytetarëve duke ia vështirësuar atyre jetën. Qeveria do të vazhdonte ta bënte bashkë me oligarkët e naftës. Nuk do kish lajmëruar ministrja pezullimin nëse ne deputetët e PD nuk do kishim depozituar kallzimin në Gjykatën Kushtetuese.

Tani që kushtetuesja ka caktuar datën e shqyrtimit dhe me siguri do i cilësojë antikushtetues bordet dhe do i nxjerr zbuluar si hajdutë, qeveria bën lëvizje e radhës për tu fshehur.

Do i zhbëj bordet para se të shprehet gjykata në mënyrë që kjo e fundit të mos mblidhet pasi do të mungonë objekti.

?Në një kohë kur bordi ka tri javë që nuk mblidhet ndërkohë që çmimi në bursë është ulur ndjeshëm është e qartë se kjo lëvizje e qeverisë nuk vjen si vullnet për të ndihmuar qytetarët, por për tiu shmangur “shuplakës” së anti kushtetuetshmërisë dhe grabitjes me VKM.

?Megjithatë ndihem mirë që me vendosmërinë për të ndihmuar njëri-tjetrin si qytetarë ne arritëm një “fitore” për zhbërjen e bordeve abuzuese dhe uroj që ulen çmimet e karbyranteve dhe ushqimeve.
Qeveria i trembet Gjykatës Kushtetuese, lajmëron pezullimin e bordeve te çmimeve!

?Në shtator të vitit të kaluar, kur bashkë me kolegen Dhurata Çupi në emër të opozites iu drejtuam Gjykatës Kushtetuese kundër bordeve të çmimeve, i kerkova falje qytetarëve që nuk bërëm më parë. Duhet të ishim treguar më të shpejtë në mbrojtjen e qytetarëve nga kjo qeveri që vetëm i fut duart në xhepat e tyre./albeu.com/