Shenjat astrologjike më të papërputhshme në dashuri

Në botën që jetojmë, jo të gjithë mund të merremi vesh mirë me njëri-tjetrin. Kur flitet për dashurinë kemi të bëjmë me papërputhshmëri. E dini se yjet kushtëzojnë edhe lidhjet sentimentale? Zbuloni me personat e cilës shenjë nuk duhet të shoqëroheni sepse nuk do keni një të ardhme të ndritur me ta.

Dashi

Nëse ka një shenje që dashët nuk e durojnë dot dhe nuk mund të bien kurrë ne një mendje ajo është Gaforrja. Shumë te avashtë dhe ëndërrimtarë, ata janë pole të kundërta. Një dash i zjarrtë dhe një gaforre e qetë nuk mund të krijojnë dot kurrë një lidhje të qetë.

Demi

Personat e shenjës së demit janë totalisht të papërputhshëm me një Ujor. Ky i fundit është shumë i paqëndrueshëm për ta, por nga ana tjetër demat urrejnë mjaft vizionin e jetës së lehtë që kanë ujorët.

Binjakët

Me shpirt të hapur dhe kureshtare, binjakët nuk e kuptojnë dot ndjeshmërinë e ekstreme të Peshqve, prandaj nuk mund të krijojnë dot kurrë një marrëdhënie të qetë me ta.

Gaforrja

Shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri, personat e shenjës së Gaforres ëndërrojnë marrëdhënie pasionante ndërkohë që dashët adhurojnë lirinë dhe pavarësinë. Të dy bashkë nuk mund të përputhen aspak në dashuri.

Luani

Luanët që duan gjithmonë të adhurohen nga të tjerët, i kanë tmerr personat qe i bëjnë të ndihen keq dhe që nuk ua plotësojnë kapricot. Akrepat janë shembulli tipik dhe gjithashtu ana e tyre provokuese dhe manipuluese luanët i frikëson dhe i destabilizon.

Virgjëresha

Për t’u ndier mirë në një lidhje, virgjëreshat kanë nevojë të ndihen të sigurta. Me një Shigjetar ata nuk do gjejnë dot ekuilibrin pasi ata janë shumë aventurierë.

Peshorja

Në një lidhje, peshoret kërkojnë gjithmonë përkujdes dhe përkëdheli. Ata kërkojnë një partner mbrojtës dhe që të dijë t’iu shkojë pas qejfit. Gaforret nuk do ju dhurojnë kurrë atë qe dëshirojnë prandaj më mirë t’i mbajnë larg.

Akrepi

Misterioze dhe sensuale, akrepat kanë frikë nga personat që krenohen shumë. Me Luanët ata nuk mund të shkojnë mirë pasi duan që autoritetin ta kenë vetë në një marrëdhënie.

Shigjetari

Aventurierët e zodiakut nuk e durojnë dot maniakerinë e tepërt dhe karakterin meskin të Virgjëreshave. Mes tyre nuk mund të ketë një marrëdhënie dashurie të qëndrueshme.

Bricjapi

Me një karakter të qetë, serioz dhe të qëndrueshëm, bricjapët nuk e imagjinojnë dot një lidhje me një person të shenjës së Dashit. Ata nuk mund të kuptohen dot së bashku dhe sjellja shumë aktive i lodh së tepërmi.

Ujori

Të lirë si ajri, ujorët e marrin jetën si t’iu vijë. Ata i qëndrojnë përherë larg rutinës dhe ndërlikimeve dhe duan të provojnë gjëra të reja. Me një Dem nuk do mund të krijojnë dot kurrë një lidhje të qëndrueshme.

Peshqit

Peshqit janë më romantikët e zodiakut. Ata e kanë të pamundur të imagjinojnë një lidhje dashurie me një Shigjetar, pasi këta të fundit sipas tyre janë shume të pavarur dhe pragmatike. Për të mos folur për anën e “të dhënit të leksioneve” që i acaron tej mase peshqit.


Shtuar 11.01.2023 21:31