39-vjeçarja Viola Sterjo, ish-drejtoresha e Mjedisit në Bashkinë e Tiranës, e cila u arrestua për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda dhe që dyshohet se ka mashtruar gjithsej 5 subjekte ka mbërritur ditën e sotme në gjykatë.
Seanca do të zhvillohet me dyer të mbyllura pasi është ne fazën e hetimeve dhe përmbajtja e akteve dhe veprimeve hetimore te kryera është sekret.
Sipas informacioneve Sterjo u ka marrë subjekteve të ndryshme shuma të konsiderueshme parash në këmbim të premtimeve se do të ndërhynte për të fituar projekte nga AZHBR-ja.
Shumat janë të ndryshme duke shkuar nga 20 deri në 90 mijë euro. Sterjo sipas hetimeve këto shuma i ka përfituar në periudhën mars-nëntor 2020.