Fiorentina bën gati zëvendësimin në rast largimi të Amrabat

Një nga zbulimet më të mëdha në mesin e fushës, gjatë finaleve të “Katar 2022” ishte dhe marokeni i kudondodhur në fushën e lojës, Sofyan Amrabat.

Amrabat vlen rreth 40 milionë euro dhe Fiorentina, përballë një oferte joshëse, mund ta shesë atë ku ekipe si Liverpool, Tottenham, Barcelona dhe Atletico Madrid po e mbajnë nën vëzhgim 26-vjeçarin.

Në rast se ky skenar bëhet realitet, “violët” do të fillonin “sulmin” ndaj anësorit të AZ Alkmaar, Jesper Karlsson. /albeu.com


Shtuar 25.12.2022 15:25