Policia e Lezhës, nën drejtimin e prokurorisë ka arritur të zbardhe e ngjarjen e datës 30-nëntor të këtij viti ku u dhunua, duke u goditur me sende të forta Drejtori i Njësisë së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Edmir Përndreca.
Në cilësinë e autorëve të dyshuar të ngjarjes janë shoqëruar në polici pesë persona, ku për tre prej tyre është prerë fletë arresti.
Ndalimi i tyre u bë në orët e para të mëngjesit të së mërkurës me urdhër të prokurorisë së Lezhës, e cila pas veprimeve intensive hetimore arriti të identifikoj dhunuesit, emrat e të cilëve ende nuk janë bërë të ditur.