Berisha i “dashuruar” me Messin, elozhet që i thur dy ditë pas finales së Kupës së Botës

Ish-kryeministri Sali Berisha duke se është një fans i madh i yllit të Argjentinës dhe PSG-së, Lionel Messi.

Pasi reagoi menjëherë pas finales së madhe, ku Argjentina fitoi me penallti ndaj Francës, ditën e sotme ish-kryeministri ka bërë një tjetër postim.

Berisha pas finales e quajte Messin “sa tokësor aq dhe qiellor”, por duket se ato fjalë nuk kanë majftuar.

Pak minuta më parë, në “facebook” Berisha ka publikuar një foto të Messit me trofeun e Kupës së Botës ku shkruan: Më i miri që ka qenë dhe më imiri që do të jetë ndonjëherë./albeu.com


Shtuar 20.12.2022 10:31