Forca të shumta policie dhe fadromat e IKMT kanë zbarkuar mëngjesin sotëm në rrugën “Myslym Keta” në Tiranë për të shëmbur një bllok pallatesh që janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.
UKT dhe OSHEE ka bërë ndërprejen e furnizimit me ujë dhe drita dy ditë më parë për banorët e pallatit.
Ky vendim ka hasur kundërshtinë e banorëve të cilët janë ankuar se nuk kanë marrë dot sendet ee tyre, pasi janë shembur shkallët e pallatit./albeu.com